Kthehu lart

Lulzim Basha e pranon LIVE: Rama ka lëshuar cubat! Më kanë kërcënuar mua dhe opozitën

Lulzim Basha e pranon LIVE: Rama ka lëshuar cubat! Më kanë kërcënuar mua dhe opozitën GazetaExpress

Lulzim Basha ka artikuluar me zë dhe figurë një denoncim të rëndë, sipas tij me urdhër të kryeministrit janë denoncuar vetë personi i tij dhe pjesëtarë të tjerë të opozitës nga eksponentë kriminalë.

I ftuar në një lidhje direkte në emisionin Opinion, Lulzim Basha deklaroi se ai është kërcënuar personalisht nga disa “cuba” që e kanë bërë zakon që të lëshojnë shantazhe e kërcënime të mërkurën, ndërsa të enjten është vetë kryetari i parlamentit që i mbyll gojën opozitës.

Basha: Kam folur me emra dhe në fakt ata që i kam përmendur me emra Edi Rama i ka hedhur për të bërë shantazhe dhe kërcënime..

Fevziu: Kush janë këta?

Basha: Po nuk ka rëndësi kjo

Fevziu: Të kërcënosh liderin e opozitës është diçka shumë e rëndë...

Basha: E di cfarë është e rëndë që këto kërcënime vijnë të mërkurën përpara të enjtes... Rama të mërkurën hedh cubat për të kërcënuar opozitën dhe të enjten lëshon Gramoz Rucin ti mbylli gojën opozitës! Kjo është e rëndë!/Gazeta Express

    Data: 12 Tetor 2017 22:05
    Autori: GazetaExpress
    • Familja nga Kukësi që jeton në… bunker

      Familja nga Kukësi që jeton në… bunker 0

    Të tjera