Kthehu lart

Lobimi rus dhe “skizma” e madhe…deputeti flet për situatën aktuale në PD

Lobimi rus dhe “skizma” e madhe…deputeti flet për situatën aktuale në PD GazetaExpress

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cilësoi propogandë dhe gënjeshtra akuzat për kontratat e lobimit.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora Neës, Alibeaj tha se Partia Demokratike ka bërë vetem dy pagesa dhe këto janë të raportuara në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Alibeaj: Asnjë para, lekë, dollarë, euro më tepër sesa 125 mijë dollarë.Së dyti, janë të deklaruara sipas ligjit shqiptar në institucionet shqiptare, KQZ. 125 mijë, as më pak dhe as më shumë.

Alibeaj foli dhe per procesin e ristrukturimit të Partisë Demokratike dhe zerave kunder Lulzim Bashes.

Alibeaj: Sa herë që ka kritikë, keqkuptime, pakënaqësi, çdokush i cili ka kontribute historike apo rishtare në këtë parti do të duhet të ketë të drejtën, mundësinë, hapësirën, lehtësinë për të konkuruar. Vota e bazës ëhstë ajo që do të përcaktojë dhe që besoj është gjyqtari më i paqortueshëm.

Në studion e Ora Neës, deputeti demokrat tha se qeveria është e zhytur në krim, ndaj sipas tij po ben gjithçka që të pengojë ngritjen e institucioneve të drejtësisë, siç është Prokuroria Speciale dhe Byroja e Hetimit./Oranews

    Data: 13 Mars 2018 22:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera