Kthehu lart

Linja 400 kv Kosovë- Shqipëri, Gjermania merr në dorë zgjidhjen e ngërçit

Linja 400 kv Kosovë- Shqipëri, Gjermania merr në dorë zgjidhjen e ngërçit GazetaExpress

Linja 400 kv e interkonjeksionit Kosovë- Shqipëri, e cila qëndron jashtë funksioni prej dy vitesh pavarësisht përfundimit të saj duket se do të hyjë në një fazë të re. 

Kjo lidhet me zgjidhjen e ngërçit mes Kosovës dhe Serbisë që mban peng vënien në punë të këtij investimi dhjetëra milionë euro. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë bëri me dije se qeveria gjermane i ka kërkuar Sekretariatit që të marrë rolin e interlokutorit. Roli i qeverisë  gjermane nuk është i rastësishëm në kushtet kur vetë banka gjermane KFW ka qenë financuese e këtij investimi.

Më poshtë njoftimi i plotë i Sekretariatit:

Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik (BMZ), i kërkoi Sekretariatit të Energjisë për të lehtësuar negociatat midis Serbisë dhe Kosovë për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis EMS dhe KOSTT. Ministria gjermane është veçanërisht e shqetësuar pasi mosmarrëveshjet po mbajnë peng investimet në sektorin e energjisë në rajon dhe po bllokojnë integrimin e tregut rajonal të energjisë në Ballkanin Perëndimor.

Sekretariati ka ndërmjetësuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis EMS dhe KOSTT edhe më parë, ndërmjetësim i cili rezultoi me nënshkrimin e një marrëveshje dypalëshe. Gjithsesi, këto marrëveshje nuk janë zbatua dhe konflikti ka mbetur i pazgjidhur. Ndërmjetësimi i mosmarrëveshjes midis EMS dhe KOSTT është parashikuar nga programi CONNECTA për tregun rajonal të energjisë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilin Sekretariati e zbaton për llogari të Komisionit Europian.
Sekretariati tashmë do të ndërmjetësojë zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis dy qeverive. /Monitor/

    Data: 14 Shtator 2017 11:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera