Kthehu lart

Largimi i Ballës nga drejtimi i lajmeve të Top Channel, Berisha bën paralajmërimin e fortë

Largimi i Ballës nga drejtimi i lajmeve të Top Channel, Berisha bën paralajmërimin e fortë GazetaExpress

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për lajmin që Top Channel ka larguar Sokol Ballën si drejtor informacioni i këtij televizioni.

Në një status në profilin e tij në ‘Facebook’, Berisha thotë se largimi i Ballës, është bërë kuban nga kryeministri Edi Rama.

“Sokol Balla, kurbani i fundit i Norieges?! Kush e ka radhen tani? Nuk dihet, por as pastruesja dhe roja nuk ndjehen te sigurte! Sb”, shkruan Berisha në Facebook.

Largimi i Ballës nga drejtimi i lajmeve të Top Channe, erdhi në një kohë kur prej disa ditësh nisi një konflikt mes këtij televizion dhe kryeministrit Edi Rama.

Top Channel, është njohur si televizion që ka qenë afër Ramës, por prej disa ditësh u shndërrua në kritik ndaj tij, sidomos në rastin e ish-ministri të Brendshëm Saimir Tahiri. 

/GazetaExpress/

    Data: 14 Nentor 2017 18:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera