Kthehu lart

Lajm i mirë edhe nga Hungaria, ambasadori Balla: Besoj se Shqipëria do hapë negociatat

Lajm i mirë edhe nga Hungaria, ambasadori Balla: Besoj se Shqipëria do hapë negociatat GazetaExpress

Ambasadori i Hungarisë në Shqipëri Lorent Balla me një shqipe të shkëlqyer thekson se raportet politike mes dy vendeve tona në aspektin politik janë në nivele shumë të mira, por mund të bëhet më shumë në aspektin ekonomik.

Ambasadori Balla, që më herët ka shërbyer edhe në Kosovë, thotë se mes dy vendeve ka simpati që daton që nga periudha e hershme Skënderbeut, kur pati edhe aleancë me princin hungarez, Yanosh Huniadi.

Një sfidë drejt integrimit zoti Balla thotë se është edhe reforma në drejtësi, ku duhet një reformë e pandikuar nga politika, pasi shteti i të drejtës është një element shumë i rëndësishëm.

Në lidhje me procesin e integrimin ambasadori Balla, thotë për "Passport" se Hungaria është një nga shtetet që e ka mbështetur dhe do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë për t’u bërë pjesë e Unionit. Ambasadori shprehet besimplotë se Shqipëria do të hapë negociatat me BE gjatë kësaj jave.

    Data: 17 Prill 2018 07:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera