Kthehu lart

Ky është mesazhi i Presidentit Meta pas shtrëngimit të duarve me Ramën

Ky është mesazhi i Presidentit Meta pas shtrëngimit të duarve me Ramën GazetaExpress

Qeveria Rama2 është betuar zyrtarisht në Presidencë. I pari që është betuar ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka shtrënguar duart me Presidentin Ilir Meta.

Në përfundim të betimit të gjithë kabinetit qeveritar, Ilir Meta ka mbajtur një fjalë të shkurtër nga ku ka dhënë disa mesazhe. Presidenti së pari i ka uruar sukses qeverisë së re. Meta ka theksuar se bashkëpunimi mes maxhorancës dhe opozitës është i nevojshëm për integrimin e Shqipërisë dhe hapjen sa më të shpejtë të negociatave me BE-në. Meta ka deklaruar gjithashtu se është e një rëndësie të madhe që të vijojë puna për përshpejtimin e reformës në drejtësi, dhe vijimin e luftës ndaj kriminalitetit në vend.

"I nderuar zoti kryetar i kuvednit, zoti kryeministër, të ndëruar anëtarë të qeverisë. Dëshiroj që në këtë moment të rëndësishëm të ndaj urimin tim më të sinqertë për rezultatet sa më pozitive të qeverisë së vendt.

Si president i Republikës, dua të theksoj rëndësinë e jashtëzakonshme për përshpejtimin e reformës madhore në drejtësi, në mënyrë që të krijohet sa më shpejt institucionet e reja në drejtësi, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

Integrimi evropian është aspiratë kombëtare, ndaj besoj që mazhoranca dhe opozita do të bashkëpunojnë ngushtë për realizimin e këtij objektivi të përbashkët madhor dhe për reformat kyçe me qëllim hapjen sa më të shpejtë të negociatave.

Besoj që qeveria e re do të punojë fuqishëm për bashkëpunimin e mëtejshëm me fqinjët.
Jam shumë i gëzuar që qeveria e re e ka pagëzuar vitin 2018 si vitin e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Dua të përgëzoj nismën tuaj. Heroi është simbol i unitetit.
"-tha Meta/Gazeta Express
    Data: 13 Shtator 2017 17:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera