Kthehu lart

Kuvendi nis me një minutë heshtje për Dritan Priftin

Kuvendi nis me një minutë heshtje për Dritan Priftin GazetaExpress

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet ditën e sotme me një minutë heshtje për të nderuar ish-deputetin dhe ish-ministrin Dritan Priftin.

Prifti u nda nga jeta ditën e djeshme pas një sëmundje të rëndë.  Ai ka qenë ish-ministër I energjisë në vitin 2009 deri në vitin 2010.

Ndërsa, vitet e fundi ai ishte larguar nga politika pas sëmundjes së rëndë të tij. 

Sot do të jepet lamtumira e fundit për ish-ministrin e Energjitikës, ndërsa familja Prifti ka njoftuar se homazhet në nderim të tij do të zhvillohen nga ora 10 deri në 12 në ambientet e Muzeut Historik . 

Ndërsa në orën 13:00 trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Shishtufinës. /GazetaExpress/

    Data: 13 Tetor 2017 08:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera