Kthehu lart

Kush u shqetësua për Durim Keçin? Gazetari: Persona me imunitet u paraqitën në komisariat

Kush u shqetësua për Durim Keçin? Gazetari: Persona me imunitet u paraqitën në komisariat GazetaExpress

I cilësuar nga media italiane si bos i drogës dhe një person i cili ka kërcënuar publikisht dhe prokurët e antimafias italiane, Durim Keçi i është rikthyer vëmendjes politike dhe mediatike fill pas publikimit të disa fotove të tij me socialistin Blendi Klosi.

Denoncimin e ka bërë në emisionin Opinion Lulzim Basha, teksa nga ana tjetër gazetari i njohur Artan Hoxha ka dhënë disa detaje në lidhje me arrestimin e tij disa ditë më parë nga njësia e krimeve të rënda në Durrës.

Sipas Artan Hoxhës, kur Durim Keçi është shoqëruar në komisariat, aty kanë ardhur dhe persona me pozicione të larta shtetërore, “me imunitet” ka thënë gazetari.

“Persona me imunitet kanë qenë pranë drejtorisë së policisë kur ky person është shoqëruar atje.

Foto që është me Blendi Klosin kam përshtypjen se është e fushatës së viti 2013.”-tha Hoxha.


Pak minuta më parë Lulzim Basha denoncoi lidhjen mes Ramës dhe Durim Keçit, duke deklaruar se ka tabulate telefonike, ku kryeministri i thotë trafikantit se derisa ai të jetë në krye të qeverisë, nuk do të ketë bir k*** që ta ekstradojë atë në Itali. (Durim Keçi është dënuar me9 vite burg në 2014 në Itali, për trafik droge)./Gazeta Express

    Data: 12 Tetor 2017 22:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera