Kthehu lart

Kur kryebashkiakët shqiptarë sfidojnë biznesmenët, ja pasuritë e tyre të çmenduara

Kur kryebashkiakët shqiptarë sfidojnë biznesmenët, ja pasuritë e tyre të çmenduara GazetaExpress

Kryetarët e disa prej 61 bashkive, sfidojnë edhe njerëzit e politikës dhe gjyqësorit, sa i përket posedimit të pasurive të paluajtshme.

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Melaim Damzi, rezulton pronarë me 88 % i një fabrike për prodhimin e ujit me gaz, me sipërfaqe 275 m2 + truall me sipërfaqe 1500 m2. Damzi ka në pronësi edhe dy apartamente. Kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili, është pronar me 70% i një sere për prodhim fidanësh me sipërfaqe 3 000 m2, në Prezë, me vlerë 33 000 000 lekë. Ismaili është gjithashtu pronar i Agroblend, kompanisë më të madhe në vend për farërat bujqësore.

Fiqiri Ismaili posedon mbi 19 pasuri të tjera të paluajtshme si dhe deklaron dhjetëra mijëra USD të ardhura në vit. Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Divjakë Fredi Kokoleshi, është pronare e një kantine vere. Ndërsa bashkëshorti i kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, thotë se ka porositur ndërtimin e një lokali me vlerë 435 820 euro si dhe ka në pronësi një ofiçinë, në lagjen nr. 1 Roskovec. Çifti ka në pronësi dhjetëra pasuri të paluajtshme. Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ndër të tjera deklaron se është pronar i një pallati 11-katësh, me sipërfaqe totale 3 640 m2, në vlerën 72 000 000 lekë. Gjithashtu, Dako ka në pronësi një Mercedes Benz me vlerë 25 mijë euro. Kryetari i Bashkisë së Laçit, Artur Bardhi, deklaron se ka blerë në vitin 2010, një makinë tip BMË X5, në vlerën 41 000 euro.

Bardhi thotë se është bashkëpronar me 50% i një shtëpie banimi 3-katëshe me sipërfaqe 500 m2, dhuratë nga babai, në vlerën 18 150 000 lekë. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, thotë se ka në pronësi një “Audi Q7”, por me vlerë për vetëm 700 000 lekë. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Vorës, Dritan Leli, është pronar me 50 % i një autoveture “Land Rover”, me vlerë 35 000 euro. Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, deklaron një makinë me vlerë 21 mijë euro. Edhe kreu i bashkisë së Finiqit deklaron benz 20 500 euro. Miranda Rira, kryetarja e Bashkisë Përrenjas, deklaron Fuoristradë në vlerën 10 000 euro. Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka blerë një veturë tip Peuge 9 mijë euro, ndërsa thotë se i ka marrë borxh kunatit 29 mijë euro. 

    Data: 15 Nentor 2017 07:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera