Kthehu lart

Kumbaro: TK nuk mbyllet, ‘Turbina’ është ambient shtesë

Kumbaro: TK nuk mbyllet, ‘Turbina’ është ambient shtesë GazetaExpress

Mirela Kumbaro dha një lajm të mirë për artistët e Teatrit Kombëtar, me një pjesë të të cilëve u përball në emisionin Top Show, në Top Channel.

Ajo tha se ambientet te ‘Turbina’ nuk janë zëvendësuese të godinës aktuale të Teatrit Kombëtar, por ambiente shtesë, në dispozicion të Teatrit Kombëtar.

“Ambientet te ‘Turbina’ janë identifikuar dhe rikonstruktuar, për t’u vënë në dispozicion të Teatrit Kombëtar, por jo për të zëvendësuar godinën aktuale. 

Pra, te ‘Turbina’ ne kemi ndërtuar ambiente me kushte shumë më të mira se godina aktuale, për t’ua vënë në dispozicion, por normalisht që do të vijojë të funksionojë edhe teatri aktual”, tha Kumbaro.

    Data: 14 Shkurt 2018 08:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera