Kthehu lart

KUJDES në këtë aks rrugor në Shqipëri! Rradha e makinave është 12 kilometra

KUJDES në këtë aks rrugor në Shqipëri! Rradha e makinave është 12 kilometra GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 19:20

Reshjet e shumta të shiut mbrëmjen e djeshme mesa duket nuk i kanë ndaluar qytetarët që të nisen drejt jugut të Shqipërisë për të shijuar detin dhe pushimet verore.

Por situata në aksin rrugor Levan Fier ka qenë një makth i vërtetë këtë të diel. Trafiku më i rëndë është në dalje të autostradës së Vlorës, ku është formuar një “zinxhir” i vërtetë makinash, i gjatë rreth 12 kilometra. 

Makinat kanë ngecur dhe dalja nga trafiku i ka kushtuar të paktën një orë shoferëve.

Në vendngjarje ka ardhur dhe policia e cila po tenton të normalizojë trafikun e çmendur./Gazeta Express

.

    Data: 13 Gusht 2017 19:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera