Kthehu lart

Kryeprokurori i ri, Vasili: Akti i sotëm i maxhorancës i vuri vulën "vdekjes" së reformës

Kryeprokurori i ri, Vasili: Akti i sotëm i maxhorancës i vuri vulën "vdekjes" së reformës GazetaExpress

Këtë të enjte në komisionin e ligjeve u diskutua çështja e shumëdebatuar e prokurorit të përgjithshëm dhe zgjedhja e “të përkohshmi” për të drejtuar organin e akuzës në kushtet kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë ende nuk është krijuar.

Pas debateve me maxhorancën, përfaqësuesit e opozitës janë larguar nga komisioni, teksa socialistët kanë nisur procedurat për shpalljen e garës për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar dhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, i cili shkruan në rrjetin social se veprimi i maxhorancës në komisionin e ligjeve asgjësoi ngjarjen historike të korrikut, ku e gjithë salla e kuvendit me 140 deputetë votoi pro reformës në drejtësi. Sipas Vasili, akti i sotëm unilateral i maxhorancës i vuri vulën vrasjes së reformës.

Statusi i Vasilit:

Komisioni i ligjeve asgjeson 140 votat e kuvendit, qe i vune vulen reformes ne drejtesi naten e 21-22 korrikut 2016.

Reforma vdiq,rrofte reforma./Gazeta Express

    Data: 07 Dhjetor 2017 19:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera