Kthehu lart

Kryeministri leksion sesi bëhet opozita, pranon fyerjen ndaj Berishës

Kryeministri leksion sesi bëhet opozita, pranon fyerjen ndaj Berishës GazetaExpress

Kryeministri Edi Rama, duke folur në Kuvend ditën e sotme, ka hedhur akuza të forta në adresë të PD-së, duke I kujtuar edhe humbjet që kjo parti ka pasur në disa zgjedhje.

Rama, thotë se PD-së nuk është humbës se ka humbur zgjedhjet, por është humbëse sepse nuk ka dëshirë të lexojë vullnetin e popullit dhe për të bërë përpjekje për tu përmirësuar.

Po ashtu, kryeministri ka sulmuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën duke i thënë se ai nuk ka vizion, dhe nuk është lider që mund të drejtojë këtë parti.

Rama ka pranuar edhe akuzat e PD-së, për të cilën ditën e djeshme u ndërprerë seanca e Kuvendit, se i ka thënë për ish-kryeministrin Sali Berisha se është i rrjedhur.

“Ishte i thellë por edhe kuptimplotë për këdo që ka dëshirën dhe vullnetin ta lexoje por me keqardhje për ju, ju s’jeni humbësa pse nuk fituat zgjedhjet, ju jeni humbësa se nuk keni as dëshirën dhe as vullnetin për të mos e kthyer edhe leximin e votës së 25 qershorit në një tjetër kapitull të qitapit tuaj të stërvjetër të akuzave, baltës ndaj fituesit të zgjedhjeve, këtë keni bërë tërë jetën ndaj jeni këtu ku jeni të katandisur sic jeni katandisur sot.

PS mori me shume vota se 4 vjet me pare, PD mori shumë më pak se 4 vjet më parë, si rrjedhojë ne kemi ardhur këtu me një ndienjë përgjegjësie më të lartë se kemi më shumë vota, me një vullnet më të mirë për të qeverisur se te ne është investuar më shumë besim dhe me dëshirën për të bashkëpunuar me opozitën se na takon, kurse ju keni ardhur këtu me cadrën tuaj të tvjetër në krahë dhe me të njëjtin avaz akuzash, shpifjesh a balte në gojë, me të njëjtin vullnet destruktiv, me po atë qasje sa negative ndaj vendit aq edhe vetëshkatërruese për ju që për 4 vjet me rradhë ju mbajti peng. Asnjë reflektim, zero, asnjë vizion, bosh. Asnjë program, fushë. Asnjë ide dhe asnjë tingull të ri në këngën tuaj të vjetër shaj e shaj e shaj se dicka do mbetet. me shumë keqardhje e them, zero lidership.

I dashur, mesa duket përgjegjësi është një fjalë e huaj për ju dhe kurrë nuk do ta kuptonit dot domethëniene rëndësinë e saj nëse dy disfata, pa llogarit atë mes të dyjave, nuk ua kanë ndezur llampën e reflektimit në raport me përgjegjësinë që keni si partia e parë e rëndësishme. Përgjegjësi është një fjalë celës për suksesin e cdo ndërmarrje, dhe e cdo klase shkolle por në e patët pasur ndonjëherë këtë celës, e keni humbur prej kohësh dhe bashkë me të aftësinë për të bërë sukses. Dini vetëm të ndërtoni strategji kundër suksesit të të tjerëve.

Mua, ne është e qartë, ska sekret dhe s’është mëkat s’na shqetëson fare fati i PD por na shqetëson fati i opozitës si institucion, ju me tuajat jeni krejt në rregull, se sa herë kapni mikrofon s’lini gjë pa sharë dhe pastaj hidheni përpjetë nëse dikush nëpër dhëmbë ju thotë se keni rrjedhur, fundja edhe këto që flas unë nuk ju duhet, edhe e qeshura juaj, portreti juaj i qetë është shëmbëlltyra më kuptomplotë që të gjitha këto që po them unë janë pa lidhje, se jeni të pafajshëm se jeni të pafajshëm pse shkoni nga disfata në disfatë, që dilni nga ky Kuvend për të bërë revolucion e ktheheni gjithmonë më të pakët, s’është faji juaj që ju, jo ne, por ata që ju votojnë, jo deputetë tanë, po forumet tuaja nuk e kanë dëgjuar një fjalë të vetme reflektimi për cfarë ka ndodhur me PD, qoftë pas zgjedhjeve të 2013, qoftë pas zgjedhjeve të 2015, apo të 25 qershorit, ju skeni faj, jein të pafajshëm, asnjë shenjë përgjegjshmërie, me gjithëse kurrizi po ju rëndohet.”, -tha Rama.

    Data: 13 Tetor 2017 10:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera