Kthehu lart

Kryemadhi: Jam e bindur që ky vend do shkojë në zgjedhje të parakohshme

Kryemadhi: Jam e bindur që ky vend do shkojë në zgjedhje të parakohshme GazetaExpress

Duke folur në mbledhjen e Këshillit Drejtues të LRI-së, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se Shqipëria do kalojë shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme.

Ajo i bëri thirrje kreut të qeverisë Edi Rama që të largohen, pasi sipas saj ka rënë moralisht.

"Ky vend do shkojë shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme. Shqiptarët s’mund të përfaqësohen në Kuvend nga 74 karrige të blera.

I bëj thirrje Edi Ramës të largohet, sepse ai ka rënë moralisht. Të largohet dhe t'i hapë rrugën dikujt tjetër, t’i hapë rrugën një njeriu që do vendin më shumë, që do e çojë vendin drejt BE-së

Edi Rama po mundohet të kapë drejtësinë”, tha Kryemadhi.


    Data: 21 Tetor 2017 12:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera