Kthehu lart

Kryemadhi: Gabimi i vetëm i LSI-së që nuk rrëzoi Ramën nga karrigia e kryeministrit

Kryemadhi: Gabimi i vetëm i LSI-së që nuk rrëzoi Ramën nga karrigia e kryeministrit GazetaExpress

A mban përgjegjës LSI për situatën e krimit në vend për aq kohë sa ka qenë në qeverisje me Edi Ramën, kjo është pyetja që Blendi Fevziu i drejtoi Monika Kryemadhit.

Kryetarja e LSI-së u shpreh se e vetmja përgjegjësi e LSI-së është që nuk shkarkoi Ramën nga karrigia e kryeministrit.

“Sigurisht që mbajmë përgjegjësi.

E vetmja përgjegjësi e jona është që nuk rrëzuam Ramën nga karrigia e kryeministrit qëkur shkarkoi Manjanin nga ministri.

Kjo është një nga gabimet e LSI-së dhe kjo është arsyeja që ne u vumë në opozitë.

Kush mund ti përdorë bandat nga LSI, Floida Kërpaçi apo Nora Malaj?!

Koka e gjithë krimit të organizuar është Edi Rama, nëse nuk ikën ai ky vend do shohë më shumë ditë të këqija”, tha Kryemadhi.

Gazeta Express

    Data: 12 Tetor 2017 21:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera