Kthehu lart

Kryemadhi: Erion Braçe u bë deputet për herë të parë pasi e propozova unë

Kryemadhi: Erion Braçe u bë deputet për herë të parë pasi e propozova unë GazetaExpress

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tregoi një moment nga viti 1996, ku ajo kishte propozuar Erion Braçen si deputet në qarkun e Beratit për shkak të "konfliktit të interesit" pasi ishte e lidhur me Ilir Metën.

Kryemadhi: Në 96 unë jam propozuar deputete në qarkun e Beratit dhe unë kam qenë ajo që i kam kërkuar zt.Ruçi që unë e tërheq kandidaturën time vetëm me një kusht; që deputet të vendoset Erjon Braçe në vendin tim. Kjo është e vërtetë dhe më kanë thënë t'i çdo. Ndre Legisin kam qenë unë ajo që e kam futur në listën e deputetëve. Unë konsiderohesha e Ilir Metës dhe kisha konflikt interesi.

Zheji: Ke pasur dorën e mbarë se nuk u largua nga Parlamenti..

Kryemadhi: Ashtu e kam pasur dorën e mbarë për të gjithë kujt ia kam dhënë shansin.

Unë nuk doja të bëhesha kryetare e LSI. Kam shumë vite që kontribuoj në politikë. I kam kushtuar më shumë fëmijëve të mi se sa Ilir Metës.

Kur vijmë në momentin e marrjes së LSI është një kërkesë e bërë nga Petrit Vasili. Një nga arsyet që e kam pranuar është se ju lutem të mos më ndërhyni. E di shumë mirë që Ilir Meta do të ndërhynte në vendimmarrjet tona, apo në deklaratat e mia nuk do të isha më vetvetja.  

Kjo ka qenë një marrëveshje shumë e mirë midis meje, Petrit Vasilit dhe Ilir Metës.

Akoma po ndihen pasojat e largimit të Sali Berishës. Edhe LSI do t'i duhet kohë për të arritur atë organizim dhe frymëzim që ngjallte Ilir Meta.

    Data: 23 Janar 2018 21:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera