Kthehu lart

Kryemadhi: Baroni i drogës lidhje me Edi Ramën

Kryemadhi: Baroni i drogës lidhje me Edi Ramën GazetaExpress

Arrestimi i një shqiptari në Turqi bëri bujë në mediat e atij vendi por edhe në mediat tona, pasi ai konsiderohej si baron droge.

Bëhet fjalë për shqiptarin, Met Kanani, për të cilin ka folur mbrëmjen e sotme edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

E ftuar në “Chanbel One”, Kryemadhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka pasur njohje me të, madje ka shkuar edhe më larg, duke aluduar për një udhëtim të tij me charter drejt Turqisë, pak ditë pasi u arrestua Kanani.

Për Kreymadhin është e qartë se koka e krimit në vendin tonë është Ramë, ndërsa ish-ministrit i Brendshëm, Saimir Tahiri ka qenë thjeshtë një ushtar i tij.

Çështja Tahiri është shumë e rëndë për politikën, për ne. Dhe ne kemi qenë pjesë e kësaj gjëje. E kemi hapur gojën, e kemi diskutuar, por kërcënimi që Tahiri i bën Ramës, tregon se ai ka qenë vetëm një ushtar i tij.

Këtu koka e krimit të organizuar është Rama. Pse nuk po dëgjoni më për Met Kananin? E dini ju që Edi Rama shkoi me charter nga Brukseli në Turqi pas kapjes së Baronit të drogës?! Çfarë ju duket kjo?!”, ka vijuar ajo më pas gjatë fjalës së saj.”, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së thotë se Rama ka bërë mirë që ka shkuar në Gjermani për të lobuar, madje sipas saj duhet të shkojë edhe në vende të tjera, transmeton Express. 

Megjithatë, ajo është e sigurt se Shqipëria do të marrë “OK” në Qershor nga vendet anëtare të BE për çeljen e negociatave, dhe sipas saj, jo se është meritë e Ramës apo e politikës, pro do çelen për popullin shqiptar.

Rama ka bërë shumë mirë që ka vajt në Gjermani dhe ashtu duhet të shkojë në të gjitha vendet e BE, që të lobojë fortë që të jepet vota e tyre. Madje kjo është e vonuar. Ne e dinim mirë që do na jepej rekomandimi. Nuk është meritë as për Ramën as për politikën, por për popullin tonë. Do të sjellë një siguri për investime dhe do të shikohet si një vend europian.”, është shprehur ajo.

/GazetaExpress/

    Data: 26 Prill 2018 22:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera