Kthehu lart

Kontrolli 'blic' i policisë vë në pranga 35 vjeçarin, i gjendet sasi e madhe droge në makinë (Video)

Kontrolli 'blic' i policisë vë në pranga 35 vjeçarin, i gjendet sasi e madhe droge në makinë (Video) GazetaExpress

Policia ka arritur që të sekuestrojë një sasi të madhe lëndësh narkotike ai de ka bërë të mundur arrestimin e pronarit që e posedonte.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së posaçme të  operacioneve speciale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte në kryeqytet sasi të konsiderueshme lënde narkotike duke përdorur automjetin e tij, organizuan dhe zhvilluan  operacionin antidrogë të koduar "Next",.

Si rezultat i operacionit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit :

- Alfred Murati, 35 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Njësia Administrative Cudhi, Krujë.

Ky shtetas më datë 12.08.2017, është konstatuar duke lëvizur me automjetin e tij tip "Mercedez" në aksin rrugor Fushë Prezë - Rinas dhe është ndaluar nga shërbimet e policisë në fshatin Ahmetaq, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjet janë gjetur qese plastike të mbushura me lëndë narkotike e  dyshuar  Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

- 43  kilogramë e 550 gramë  lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

- Automjeti tip "Merecedez".

- 2 aparate celularë.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale " Prodhim dhe shitje të narkotikëve", parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. /Gazeta Express/


operacioni 'Next" by gazetaexpress-shqiperi

    Data: 13 Gusht 2017 11:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera