Kthehu lart

Kërkohej në Itali, arrestohet 40-vjeçari në Bulqizë

Kërkohej në Itali, arrestohet 40-vjeçari në Bulqizë  GazetaExpress

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një të shpallur në kërkim për disa vepra penale në Itali.

Në pranga është vënë Ylber  (Dylber), Kaja (Markja), 40  vjeç, banues në Bulqizë.

Ai u arrestua pasi Gjykata Avellino/Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprat  penale "Pjesëmarrje në organizata kriminale’, ‘Vjedhje me armë”, “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me dhunë”.

40-vjeçari ishte dënuar në Itali me 9 vjet burg.

“Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme për  ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga policia e Dibrës.

/GazetaExpress/

    Data: 17 Prill 2018 13:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera