Kthehu lart

Kërcënuan me jetë 46 vjeçarin për 100 mijë euro, ja si e pësuan dy vlonjatët

Kërcënuan me jetë 46 vjeçarin për 100 mijë euro, ja si e pësuan dy vlonjatët GazetaExpress

Policia parandalon përshkallëzimin e një rasti të gjobëvënies me pasoja për jetën.

Dy te rinj nga qyteti i Vlores kane rene ne pranga te policise pasi kane kercenuar me jete nje shtetas po nga Vlora në rast se  nuk do paguante  një shumë prej 100.000 euro.

Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj Personit  në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në fshatin Qishbardhë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

- Endri Beqiraj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

- Julo Rrokaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Të dy këta shtetas prej disa muajsh kanë kërcënuar me anë të telefonit, shtetasin Sh.S., 46 vjeç, banues në Vlorë, që t'u jepte një sasi vlerash monetare prej 100.000 Euro.

Ditët e fundit këta shtetas e kanë kërcënuar edhe me jetë në rast se nuk do të jepte shumën e kërkuar. Konflikti mes Endrit dhe shtetasit Sh.S, për motive të dobëta.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale “ Shtërngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim'', parashikuar nga neni 109/b/25 i Kodit Penal.

    Data: 13 Gusht 2017 10:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera