Kthehu lart

Kapet gomonia me drogë në Vlorë, policia në kërkim të trafikantëve

Kapet gomonia me drogë në Vlorë, policia në kërkim të trafikantëve GazetaExpress

Një gomone me drogë është sekuestruar ditën e sotme nga policia në afërsi të Karaburunit.

Mësohet se gomonia është e gjatë 7.5 metra e gjatë si dhe ka dy motorë të fuqishëm.

Në gomone policia ka gjetur edhe dy pako me drogë, ndërsa mbetet të sqarohet sesa është sasia e drogës e sekuestruar.

Policia pasi ka sekuestruar gomonen, ka nisur krehjen e zonës si dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë tentuar për të trafikuar drogën.

/GazetaExpress/

    Data: 16 Maj 2018 17:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera