Kthehu lart

“Kam punuar me grupin e Agron Xhafajt” Del dëshmia tronditëse kundër vëllait të Ministrit

“Kam punuar me grupin e Agron Xhafajt” Del dëshmia tronditëse kundër vëllait të Ministrit GazetaExpress

Partia Demokratike ka publikuar dëshminë me zë e figurë të Albert Veliut, dëshmitarit X që ka akuzuar drejtpërdrejt Agron Xhafajn si kokën e një organizate kriminale të trafikut të drogës.

Publikimi ka dalë pas fjalës së liderit Lulzim Basha, i cili është shprehur se ka prova për implikimin në trafikun e drogës për vëllain e Ministrit të Brendshëm.

Dëshmitari Veliu është shprehur se dikur ka punuar si skafist e më pas në grupin e drogës së Agron Xhafajt në vitet 2000. Ai shprehet se ka bërë burg dhe në atë kohë Agron Xhafaj nuk e ndihmoi. Veliu shprehet se e kishte vendosur që t’i kërkonte një nder Agron Xhafajt. Veliu shprehet se i ka kërkuar drogë Agron Xhafajt dhe ndihmë për të kaluar rreth 100 kilogramë hashash disa muaj më parë.

DESHMIA E ALBERT VELIUT

Deshmitari X: Jam Albert Veliu. I papunë jam, dikur kam punuar në det. Shisja kokainë në Itali. Kam punuar shoqërues gomoneje por kam hequr dorë në 2000. Hoxha dorë sepse nuk e përballoja dot më atë punë.

Agronin e njoh me anë të një miku tim, me anë të lidhjeve të punës në Itali. Komandonte punët, ai e merrte ne e shisnim.

Në 2005 më ndodhi aksidenti dhe kryeva një dënim prej 7 vitesh. U kapa për kokainë, për 12 kile. U kapa në Pescara. Kur dal nga burgu kthehem në Shqipëri dhe e takoj Agronin, më afroi gjoja një nder për djalin. Në vitin 2016. Djali është 22 vjeç. Para 6 muajsh, i kërkova tmë bënte një nder për të hedhur barishte për në itali. Hashash. I kërkova favor dhe më kontaktoi me këtë Ermalin. Në momentin që gjithçka u bë gati për tu bërë rruga, unë nuk e bëra. E vura në provë për ta zhveshur me një fjalë, se cili është Agron Xhafaj. Do çoja një 100-dëshe, do e bleja mallin me lek borxh po...

Cfarë do të jepte Agron Xhafaj?

Ai do më siguronte transportin, gomonen ata e kishin se unë ku e gjeta, unë jam hallexhi. 

Nuk kishe frikë?

Gjërat ishin të zgjidhura, s’kisha frikë nga policia se rrugët ishin te hapura. 

Cfarë i kishte thënë Ermalit?

Veliu: Mua më tha Agroni që kur të vijë dita do vish të takosh Ermalin, nuk e di çfarë sihte ai, shef kufiri a nuk e di. Atë ditë që u bëmë gati për rrugën u bë qameti në Vlorë, pati përmbytje. Deti ka qene 7-8 ballë, qameti, nuk vazhdohej më tej.

Dua të jetoj me djersën e ballit, me këtë nuk dua të merrem më. Më thonin që punën e bën, është i saktë, ka miqtë e tij në Itali. E bëra se ashtu më la edhe mua në baltë, edhe unë e vendosa në provë dhe i ktheva kurrizin. Sikur ja bën një njeriu do e pësosh. Kishte lidhje me drejtorin e Vlorës dhe shefin e kufirit. E solla këtu, kam besim se luftohet gjithçka, nuk kam besim te policia dhe prokuroria, me politikë nuk merrem kurrë. Shoku i Agronit, i kishte thënë pronarit të djalit tim, 'babai jot është bërë i njohur në Vlorë'. Edhe sot i kishte shkuar djalit te puna shefi i krimit, Alketi, i kishte thënë dua ta takojmë, pasi do e marrim në mbrojtje. Unë jam njeri i drejtë, për çfarë duhet të më mbrojë? Agroni është i vetëdijshëm për përgjimin, ai ka bizneset e tij.


Basha: Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj në bashkëpunim me Prokurorinë e në bashkërendim me strukturat kriminale kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal. Skenari është ky: Moho përgjimin. Dy, kap josh ose likuido dëshmitarin e familjen e tij. Së treti shkatërro provat e së fundmi akuzo opozitën.

Skenari ka dy qëllime, mbrojtja e Agron Xhafajt dhe shpëtimi i Fatmir Xhafajt nga pasojat ligjore e politike.

Për të realizuar këtë skenar Agron Xhafaj as nuk është arrestuar nga prokuroria e as nuk është ndaluar nga policia kufitare. Asnjë procedim nuk është nisur për faktin se ai vijon trafikun e drogës. Ai është përcjellë me nderime policore drejt Italisë dhe qëllimi nuk është vuajtja e dënimit në Itali. Qëllimi i largimit të Agron Xhafajt është për të kryer alibinë se përse prokuroria e Ramës e policia e Xhafajt nuk e ndalojnë e procedojnë dot ligjërisht për trafikun aktual të drogës.

Rama e Marku prej 72 orësh po ushtrojnë terror ndaj familjes së dëshmitarit e vetë dëshmitarit. Presion po ushtrojnë dhe trafikantë droge e ushtarë të Agron Xhafajt. Qëllimi është vetëm një, kompromentimi me çdo kusht i dëshmitarit për dëshmitë e tij tronditëse për Agron Xhafajn.

Shqipëria është i vetmi vend në botë ku policia e prokuroria në vend që të arrestojnë kriminelët marrin të gjitha masat për ta larguar në fshehtësi e urgjencë nga vendi.

Të gjitha këto nuk do të arriheshin nëse Fatmir Xhafaj do të largohej nga posti i tij i Ministrit të Brendshëm, por ai është akoma ministër për të garantuar zbatimin e këtij skenari kriminal. Rama dhe Xhafaj gënjyen dje shqiptarët kur hodhën poshtë dëshminë kundër Agron Xhafajt. Ata e dinin që të hënën nga Agron Xhafaj kush është dëshmitari X dhe ata bënë gjithçka për ta terrorizuar, joshur e kompromentuar atë.

/Gazeta Express

    Data: 17 Maj 2018 14:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera