Kthehu lart

Ju kujtohet vajza nga Durrësi që zhvati drejtorin e postës?! Çfarë ndodhi sot me Enertila Beqajn!

Ju kujtohet vajza nga Durrësi që zhvati drejtorin e postës?! Çfarë ndodhi sot me Enertila Beqajn! GazetaExpress

Enertila Beqaj është vajza nga Manza e Durrësit e cila një vit më parë u zbuloi se kishte mashtruar drejtorin e postës duke i zhvatur miliona lekë.

Sot prokuroria ka kërkuar 5 vite burg nën akuzën e mashtrimit.

Ajo fitoi nga i dashuri “virtual”, Barush Ahmeti, drejtor i postës rreth 60 milionë lekë, por edhe dhurata me vlera të ndryshme monetare.

 “Nga ana jonë janë marrë parasysh disa fakte, duke nisur nga rrezikshmëria e personit, gjendja ekonomike e sociale, fakti që nuk ka shprehur pendesë e nuk e ka pranuar fillimisht ngjarjen.

Kërkojmë pesë vjet heqje lirie, por me aplikimin e uljes së 1/ 3 së vendimit me pranimin e fajit të dënohet 3.4 vjet heqje lirie”, deklaroi përfaqësuesi i organit të akuzës.

Ndërkohë seanca e radhës ku pritet dhënia e dënimit për të, do të jetë në 29 maj. 27-vjeçarja nga Manza e Durrësit nëpërmjet mashtrimit i zhvati plot 60 milionë lekë të dashurit virtual që kishte njohur nëpërmjet Facebook.

 Për dy vite me radhë ajo arriti që t’i marrë shumën e madhe të parave, ndonëse nuk e takoi asnjëherë 30-vjeçarin Barush Ahmeti, përgjegjës i Postës, në Manëz të Durrësit”, njoftoi sot prokurori i çështjes./Gazeta Express

    Data: 17 Maj 2018 14:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera