Kthehu lart

“Jo 4, por 16 ushtarë kanë dezertuar ushtrinë shqiptare”

“Jo 4, por 16 ushtarë kanë dezertuar ushtrinë shqiptare” GazetaExpress

Dezertimi i 4 ushtarëve shqiptarë në Londër ka shkaktuar mjaft zhurmë dhe reagime të forta në median shqiptare. 

Pas lajmit të djeshëm të pasqyruar nga Albeu.com mbi dezertimin e 4 komandove shqiptar në Angli, fakte të reja janë zbardhur mbi ushtrinë në Shqipëri. 

Gazetari Emirjon Senja i ftuar në Fax News ka zbardhur detaje të paditura më parë mbi punën e ushtrisë, pagën dhe dëshirën për ta braktisur atë. 

Gjatë bisedës në studio ai deklaroi se nga 6000 ushtarë shqiptarë, 2600 prej tyre kanë kërkuar braktisjen e ushtrisë.

“4 raste janë vetëm në Britaninë e Madhe por nga informacione nga policia ushtarake, nga mesi i tetorit e deri më tani janë të paktën 16 raste dezertimesh ose mos paraqitje në repart. 

Në dijeninë tonë, janë 2600 kërkesa për t’u larguar nga ushtria dhe përgjithësisht është arsyeja ekonomike ajo që i shtyn, por ka edhe raste familjare. 

Kujtojmë që Shqipëria ka 6000 ushtarë, që do të thotë 40 përqind e tyre kërkon braktisjen e ushtrisë”- tha gazetari. 

    Data: 17 Nentor 2017 17:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera