Kthehu lart

Jeni lodhur duke pritur në radhë për të marrë pensionin? Ja si të shmanget posta

Jeni lodhur duke pritur në radhë për të marrë pensionin? Ja si të shmanget posta GazetaExpress

7 banka në vend ofrojnë mundësinë e marrjes së pensionit, duke shmangur radhët apo pritjen e postierit.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me 7 banka. Por si merret pensioni në bankë?

Mjafton një kërkesë pranë bankës dhe libreza e pensionit, në mënyrë që në muajin pasardhës të merret pensioni në bankë. ISSH sqaron se më pas procedura ndiqet nga specialistët e tyre. Pensionin e merrni në bankë pas asnjë komision, pasi tarifat paguhen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Në çdo rast që tërhiqni pensionin në bankë, të moshuarit nuk paguajnë asnjë lek, kjo vlen edhe në rastin kur lekët tërhiqen nga bankomati.

ISSH

“Për Institutin e Sigurimeve Shoqërore, shërbimi cilësor ndaj qytetarëve është objektivi më i rëndësishëm, prandaj duam të eleminojë burokracitë dhe radhët e panevojshme. Një nga këto shërbime është edhe pagesa e pensioneve në banka, e cila e ndërthurur edhe me sistemet informatike i mundëson qytetarëve që të marrin përfitime të drejta, në kohën e duhur. Kjo do të thotë më shumë mundësi dhe më shumë përkushtim, në respekt të atyre që kanë punuar gjithë jetën!”, - thotë në një njoftim Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Edhe Drejtori i ISSH Astrit Hado u shpreh pak ditë më parë se marrëveshja me bankat shmang burokracitë dhe lethtësimin e procedurave për të moshuarit.

Përfitimet që merren në bankë

Sipas ISSH-së të gjitha llojet e përfitimeve mund të merren në bankë, duke filluar që nga: Pensioni i pleqërisë. Pensioni i invaliditetit. Pensioni familjar. Ushtarakët. Pilotët fluturues në pension. Ushtarakët e nëndetëseve. Punonjësit e nëntokës, minierës. Pensionet e posaçme shtetërore. Invalidët e luftës kundër pushtuesve nazifashistë. Veteranët e luftës. Punonjësit e industrisë ushtarake. Skema e dëshmoreve. Personat që gëzojnë tituj shkencorë. Punonjësit e shtetit

Llogaritja e pensionit

Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Sipas ligjit të sigurimeve shoqërore, shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar aplikuesi për pension, me periudhën e sigurimit të kërkuar, shumëzuar me pensionin social.

Ndërsa shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve. Por, në çdo rast shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

/Shqiptarja.com/

    Data: 13 Tetor 2017 08:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera