Kthehu lart

Italiania e tmerruar nga ish-i dashuri shqiptar: Hajde poshtë po ta mbajti...

Italiania e tmerruar nga ish-i dashuri shqiptar: Hajde poshtë po ta mbajti... GazetaExpress E shtune, 12 Gusht 2017 22:46

Një 23-vjeçare italiane është ndjerë e frikësuar deri në palcë nga një shqiptar 25-vjeçar që jeton në shtetin fqinj.

E reja, ishte ndarë nga shqiptari prej më shumë se një muaji, por ky i fundit e përndiqte, duke e fyer dhe duke e kërcënuar. 

E ndjerë nën presionin e tij, vajza italiane i ka kërkuar një mikut të saj, që ta strehonte për disa ditë në shtëpinë e tij në Cuggiono, një fshat në brigjet e Ticino.

Por shqiptari e ka ndjekur dhe mbrëmjen e djeshme e ka pritur të ish-in e tij branë banesës në fshat.

Mediat italiane shkruajnë se djali e priste poshtë dritares dhe aty nisi të bërtasë: “Hajde poshtë nëse guxon”, duke e fyer dhe kërcënuar.

Vajza e tmerruar ka njoftuar forcat karabinierë, të cilët arrestuan në flagrancë 25-vjeçarin shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane.

/Gazeta Express

    Data: 12 Gusht 2017 22:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera