Kthehu lart

Itali, 28 vjeçari shqiptar hidhet në shinat e trenit, kalimtarët terrorizohen

Itali, 28 vjeçari shqiptar hidhet në shinat e trenit, kalimtarët terrorizohen GazetaExpress

Një shqiptar i moshës 28 vjeçare ka gjetur këtë të mërkurë një vdekje të shëmtuar në shtetin fqinj të Italisë.

I riu është hedhur në shinat e trenit në Sesto San Giovanni. Vdekja ka qenë e menjëhershme. Trupi i tij është tërhequr zvarrë për disa metra nga treni, një skenë që ka terrorizuar qytetarët e pranishëm.


Emri i shqiptarit nuk është bërë i ditur në median lokale. Por nga ana tjetër mësohet se i riu në vitin 2015 është arrestuar nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë./Gazeta Express


    Data: 14 Shkurt 2018 21:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera