Kthehu lart

Incidenti i çuditshëm, shqiptarit i bie në kokë tavani i xhamit teksa po inspektonte…

Incidenti i çuditshëm, shqiptarit i bie në kokë tavani i xhamit teksa po inspektonte… GazetaExpress

Një aksident i papritur i ka ndodhur një shtetasi shqiptar, punonjës në një fabrikë industriale në Itali.

52 vjeçarit i ka rënë në kokë një tavani prej qelqi, teksa po ecte për inspektim në një depo industriale në komunën italiane Montermurlo.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije nga media, e cila shton se 52 vjeçari është shtruar në spital në gjëndje të rëndë, pasi ka një sërë dëmtimesh serioze në kokë./Gazeta Express

    Data: 13 Mars 2018 22:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera