Kthehu lart

Ilir Meta tregon se çfarë diskutoi me Berishën një ditë pas paktit Rama- Basha

Ilir Meta tregon se çfarë diskutoi me Berishën një ditë pas paktit Rama- Basha GazetaExpress

Ilri Meta ka treguar për herë të parë detajet mbi takimin që ka patur me Sali Berishën fill pas paktit mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” , Meta është shprehur se ka patur një takim pune në të njëjtën ndërtesë ku Berisha ka zyrën e tij dhe aty është takuar me të.

Presidenti i zgjedhur Meta është shprehur se doktori për të është një pikë e dobët, por edhe një pikë e fortë, një deklaratë që vetë ish drejtuesi i LSI-së nuk e kishte artikuluar ndonjëherë.

Meta më pas ka shtuar se ish kryeministri Berisha ka patur një rol pozitiv në zgjidhjen e ngërçit politik.

'Doktori është pika ime e dobët dhe pika ime e fortë, në kuptimin pozitiv të fjalës. Së dyti ajo ka qenë një ditë fare normale. Unë kam qenë për një drekë në katin e 21 dhe natyrisht kam patur dhe kënaqësinë të përshëndetem me Doktorin, dhe kam vlerësuar rolin e tij në zgjidhjen e kësaj krize. Të jem i sinqertë që Doktori ka pasur një rol pozitiv në zgjidhjen e kësaj krize. Diskutuam për datën e zgjedhjeve se ishte vendosur"- tha Meta./Gazeta Express


    Data: 19 Maj 2017 21:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera