Kthehu lart

I vunë flakën Shqipërisë, ja sa veta kanë përfunduar në pranga!

I vunë flakën Shqipërisë, ja sa veta kanë përfunduar në pranga! GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 17:44

Mbi 30 persona janë ndaluar prej Policisë së Shtetit nën akuzën e zjarrëvënieve të qëllimshme.

Burime për Ora News kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë dhe për shumë raste të tjerë që kanë shkaktuar mbi 600 vatra zjarri si dhe shkrumimin e qinra hejktarë me pyje.

Në Sarandë është arrestuar një 21 vjeçar nën akuzën e zjarrëvënies së qëllimshme në fshatin Leshnicë duke shkrumbuar rreth 50 hektarë sipërfaqe pyjore.

Sipas policisë Jorgo. R ka ndezur zjarrin në vendin e quajur “Gropa”, ndërsa nuk ka mundur t’i mbajë në kontroll duke shkaktuar dhe një katastrofë të vërtetë.

Po ashtu një tjetër 16 vjeçar është vënë nën akuzë për zjarrin e rënë në vorë, për shkak të cigares së hedhur, ku u rrezikua fabrika e fishekzjarreve dhe një repart ushtarak.

Në gjirokastër një 70 vjeçar është ndaluar po për zjarrëvënie të qëllimshme. Akuza për zjarëvëniet e qëllimshme janë hedhur dhe prej kryetarëve të bashkive të cilët kanë kërkuar më shumë kujdes

Ndaj të arrestuarve materialet janë referuar në Prokurorirë e rretheve me akuzën ”Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Bazuar në nenin 151 të Kodit Penal të gjitha ata që shkaktojnë me dashje zjarr në pronë dënimi është nga gjobë deri në 5 vjet burg.

    Data: 13 Gusht 2017 17:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera