Kthehu lart

I vihet shkelmi etikës LIVE në emision. Analistët shpërthejnë në banalitet!

I vihet shkelmi etikës LIVE në emision. Analistët shpërthejnë në banalitet! GazetaExpress

Ka shpërthyer në ofendime dhe banalitete përplasja mes dy analistëve Shpëtim Nazarko dhe Alfred Lelës.

Të dy ishin  të ftuar mbrëmë në emisionin “Top Show” me Alban Dudushin ku trajtohej një çështje mjaft e nxehtë siç është ajo e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. 

Deputeti i PD-së Ervin Salianji po mbronte qëndrimin e tij se audio-përgjimi përmes të cilit pretendohet se Agron Xhafaj flet me një trafikant droge, është autentik. 

Por debati ka nisur kur Shpëtim Nazarko i ka kërkuar Salianjit të tregojë burimin që i ka vënë në dispozicio audio-përgjimin. Aty ka shpërthyer edhe debati, kur në një moment analisti Lela dhe Salianji i përmendin Nazarkos Ajnshtajnin, dhe librin që rrëzon teorinë e tij.


Salianji: Bëjnë dhe libra që rrëzojnë teorinë e Ajshtajnit, paguhen me çanta me para

Nazarko: Dava idiotësh

Dole tek shoku Enver, ik o budalla

Shkoni në fshat të dy ju

E di si i kam thënë një gomari si puna jote unë

Lela: Që ti je gomar kjo është diçka që duket

Nazarko: Ik o budalla mos na sill torollakë të tillë në studio

Më tregon Ajshtajnin një budalla mua

Ik o budalla

Lela: Për idhullin tënd Rama, ti je dhe barkderr

Nazarko: Unë jam 60 vjec burr

Rreckaman mendorë

Lela: Ik o dil në pension vjen na can trapin këtu

Nazarko: I ka sjellë për veshi PD-ja

Të dhjes aty dhe do ta hash ti

S’je në kafenetë e amerikës ku ke shërbyer kamerier, torollak

/Gazeta Express

    Data: 16 Maj 2018 17:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera