Kthehu lart

Horror në Durrës, treni merr zvarrë 52 vjeçarin nga Sukthi

Horror në Durrës, treni merr zvarrë 52 vjeçarin nga Sukthi GazetaExpress

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës, ku një 52 vjeçar me inicialet F.H, banues në Sukth, ka ndërruar jetë në mënyrë të frikshme.

Treni i linjës hekurudhdore Durrës Vorë ka goditur burrin duke e lënë të vdekur në vend. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në komisariat mashinistin e trenit.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 13.09.2017, rreth orës 15:10, në Sallmone, në linjën hekurudhore Durrës –Vorë, tek nënkalimi hekurudhor treni ka përplasur shtetasin F.H. 52 vjeç, banues në Sukth.

Fatkeqësisht shtetasi i mësipërm ka ndërruar jetë. Mashinisti ndodhet në vendngjarje dhe do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje./Gazeta Express

    Data: 13 Shtator 2017 16:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera