Kthehu lart

HATA në Durrës! Uji përmbyt gjithçka... madje edhe autobusin

HATA në Durrës! Uji përmbyt gjithçka... madje edhe autobusin GazetaExpress

Pamje me të vërtetë tronditëse janë ato që sjell qyteti i Durrësit këtë të hënë. Kanë mjaftuar vetëm pak orë shi, që shumë rrugë të qytetit të përfundojnë nën pushtetin e ujit.

Video e mëposhtme tregon dhe një rast “për të vënë duart në kokë”. Uji ka mbuluar thuajse gjithçka, teksa veturat kanë mbetur të bllokuara. Të vetmet që shpëtojnë janë makinat e mëdha siç dhe është rasti i një furgoni.

Por fatin e furgonit nuk e ka patur urbani i cili ndodhet ngjitur në këtë rrugë. Autobusi është “përmbytur”, një precedent ky i paparë deri më sot në Shqipëri. E teksa Durrësi është i zhutyr në ujë, duket se Bashkia nuk është shqetësuar dhe aq për t’u përkujdesur.
Videot janë postuar nga JOQ/Gazeta Express


    Data: 19 Mars 2018 11:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera