Kthehu lart

Grabitje “blic” në Postën e Rrëshenit... në 4 minuta vidhen dy kasaforta

Grabitje “blic” në Postën e Rrëshenit... në 4 minuta vidhen dy kasaforta GazetaExpress

Nuk janë dashur më shumë se katër minuta për të vjedhur dy kasaforta në njërën ndër zyrat postare të qytetit të Rrëshenit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure. 4 persona të maskuar kanë hyrë në zyrat e postës dhe kanë marrë me vete dy kasafortat.

Të pajisur me maska e doreza, grabitësit janë fokusuar nga kamerat por për shkak të kamuflimit, do të jetë e vështirë që të identifikohen.

Hajdutët i kanë ngritur peshë kasafortat dhe më pas i kanë transportuar në një makinë që i priste jashtë ambienteve të postës.

Pavarësisht grabitjes “blic” kasafortat nuk kanë patur asnjë sasi parash, por vetëm një sasi të madhe pullash postare e kupona pasaportash.

Grabitësit e kanë kuptuar shumë vonë që vjedhja e tyre i ka shkuar dëm dhe i kanë hedhur kasafortat në afërsi të Milotit. Policia ka nisur hetimet për të gjetur dhe identifikuar autorët./Gazeta Express

    Data: 14 Shkurt 2018 17:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera