Kthehu lart

Grabitja e bregdetit, nën hetim gjyqtarë dhe prokurorë të Vlorës

Grabitja e bregdetit, nën hetim gjyqtarë dhe prokurorë të Vlorës GazetaExpress

Prej muajsh ka nisur në Shqipëri verifikimi i pronave të bregdetit, ndërsa “koka” e parë që u pre ishte ajo e kryebashkiakut të Lezhës, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me bregdetin e Shëngjinit.

Probleme ka pasur edhe në bregdetin e Durrësit, ndërsa një rast verifikimi ka nisur për 100 hektarë tokë me probleme dokumentacioni në vijën bregdetare të Vlorës.

Mësohet se janë nën hetim 7 persona, mes tyre edhe gjyqtarë dhe prokurorë.

Task forca ka analizuar të gjitha veprimet e kryera në 16 vite nga personat nën hetim.

Task Forca e ngritur nga qeveria do të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare shqiptare./Gazeta Express

    Data: 17 Prill 2018 10:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera