Kthehu lart

Goditi makinën e ish shefit të policisë, në Elbasan arrestohet Kelmend Xhaferri

Goditi makinën e ish shefit të policisë, në Elbasan arrestohet Kelmend Xhaferri GazetaExpress

Efektivët e policisë së Elbasanit kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme Kelmend Xhaferrin, personi i cili pati goditur me makinën audi të blinduar automjetin e ish zv.drejtorit të policisë së qytetit Gjergji Oshafi.

Ngjarja e bujshme që shkaktoi dhe tensione politike e ndërrimin e të gjithë strukutrës së policisë në Elbasan, ndodhi në shtator të vitit të kaluar. Policia e arrestoi Xhaferrin kësaj here nën akuzën e armëmbajtjes pa leje në lagjen 5 maji në Elbasan.

Kelmend Xhaferri kujtojmë se ishte pronari i makinës luksoze Range Rover, e sekuestruar gjatë një operacioni në Elbasan dhe që u kthye në mollë sherri, me kulmimin e përplasjes së forcave të policisë dhe vetë Xhaferrit, i cili me një makinë audi të blinduar goditi makinën e ish zv.drejtorit./Gazeta Express

    Data: 17 Maj 2018 09:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera