Kthehu lart

Goditet organizata kriminale në Itali, kush është shqiptari i lidhur me bosin e Ndrangheta-s

Goditet organizata kriminale në Itali, kush është shqiptari i lidhur me bosin e Ndrangheta-s GazetaExpress

Një super aksion është zhvilluar ditën e djeshme në Itali dhe Shqipëri, ku është shkatërruar një organizatë e trafikut të lëndëve narkotike mes Shqipërisë-Italisë dhe Belgjikës.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, në pranga janë vënë 7 persona, ku 4 prej tyre janë shqiptarë.

Shqiptarët që janë arrestuar janë: Aleks Boci 38 vjeç, Florian Prendi 31 vjeç, Edmir Hatijia 41 vjeç, Elidon Shpërdhjea 38 vjeç. 

Operacioni në fjalë është kryer edhe në Shqipëri, siç bëjnë me dije mediat italiane, të cilët thonë se edhe 2 shqiptarë janë vënë në pranga në vendin tonë.

Nga hetimet e para mësohet se në krye të kësaj organizate ishte shqiptari Aleks Boci, i cili i ndihmuar edhe nga disa shqiptarë që ishin rezidentë në Belgjikë, kishin mundur që të krijonin rrugën e trafikut të drogës nga Amerika e Jugut në veri të Europës e më pas në Romë, transmeton Express.

Organizata në fjalë trafikonte kokainë, ku përmes portit të Anverës, arrin të çonin sasinë e drogës në Romë, ku aty ishin dy trafikantë italianë, Claudio Cesarini e Daniele Ferri të njohur nga policia, të cilëve u ishte caktuar shitja e saj.  

Deri tani, policia italiane ka mundur që të dokumentojë rreth 160 kg kokainë të trafikuar në 8 rrugë importimi të saj nga Amerika e Jugut, ndërsa ata kanë bërë të mundur sekuestrimin e vetëm 9 kg të kësaj sasie.

Po ashtu, siç bëjnë me dije mediat italiane, policia italiane ka mundur që të dokumentojë vetëm 1 milionë e 600 euro, prej të cilave janë vënë nën sekuestrim rreth 430 mijë euro, por mendohet se fitimet janë shumë herë më të mëdha.

Hetimet e deritanishme nga policia italiane kanë dalë në përfundimin se një sasi e kësaj droge ishte porositur nga bosi i mafioz i Ndraghetas Davide Perronace.

Operacioni i koduar  “Biznes familjar”, është në vazhdim të operacionit tjetër të suksesshëm të policisë italiane, asaj “Romana” ku në 10 tetor të vitit 2017, u arrestuan 18 personave në rajonet e Calabria, Lazio, Piemonte, Lombardia, Veneto e Sardegna, të cilët bashkëpunonin me klanin Alvaro të mafias kalabreze Ndrangheta.

Lidhur më këtë operacion, deri tani nuk kemi asnjë informacion nga policia e Shtetit shqiptar, edhe pse në mediat italiane thuhet se ajo ka qenë pjesë e këtij operacione.

/GazetaExpress/

    Data: 17 Prill 2018 10:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera