Kthehu lart

Gjyqi për një divorc përfund me 'luftë' në gjykatë, gjakoset edhe një police

Gjyqi për një divorc përfund me 'luftë' në gjykatë, gjakoset edhe një police GazetaExpress E martë, 14 Nentor 2017 20:52

Çështjet e divorcit dhe kujdestarisë së fëmijëve kanë shkaktuar shumë plagë sociale në vend, deri edhe viktima.

Kamera e emisionit “STOP” ka filmuar pamje të pabesueshme në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku një konflikt fizik mes një çifti në proces divorci ka përfshirë edhe policët. Situata ka degraduar deri në gjakosje edhe te nje oficereje te gjykates.

Policia: Shpejt patrullën këtu te Gjykata, shpejt se ka të gjakosur.

Sikurse shihet edhe në pamje, forcat e policisë shoqëruan me dhunë disa persona në komisariat, të cilët u përfshinë në sherr.

Madje një punonjëse policie e angazhuar pranë Gjykatës së Tiranës, është gjakosur në hundë nga sherri mes disa personave për një vendim gjyqësor./tvklan.al

    Data: 14 Nentor 2017 20:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera