Kthehu lart

Gjykata i "shton" akuzën atentatorit të fisit Çapja

Gjykata i "shton" akuzën atentatorit të fisit Çapja GazetaExpress

Rëndohen akuzat ndaj Shkëlzen Hasanpapës, i akuzuar për tentativën e vrasjes me pagesë ndaj dy anëtarëve të fisit Çapja në Elbasan, konkretisht Florenc Çapja dhe Bledar Muça, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2016.

Pasditen e kësaj të mërkure, Gjykata e Elbasanit ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë për ndryshimin e akuzave ndaj tij.

Konkretisht, referuar pretencës së organit të Akuzës, Shkëlzen Hasanpapa do të përballet me akuzat për ‘vrasje’.

Ndërkohë që deri më tani 21-vjeçari akuzohej epër ‘plagosje’, ‘kanosje’ dhe për ‘armëmbajtje pa leje’./Gazeta Express

    Data: 14 Shkurt 2018 22:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera