Kthehu lart

Grabiten 2 biznese në Sarandë

Grabiten 2 biznese në Sarandë GazetaExpress

Në orët e para të mëngjesit dy biznese kanë rënë pre e grabitësve në Sarandë.

Në biznesin në pronësi të 69-vjeçarit K.P. është grabitur një televizor ndërsa në biznesin tjetër po në lagjen nr.4 të Sarandës është grabitur një sasi lekësh.

Njoftimi i policisë

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 12.09.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 4, është vjedhur me thyerje, lokali në pronësi të shtetasit K.P vjeç 69, banues në Sarandë, ku kanë marrë 1 televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 4, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit H.A, vjeç 51, banues në Sarandë, ku kanë marrë nje sasi lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

    Data: 13 Shtator 2017 15:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera