Kthehu lart

Makina del nga rruga në Gramsh, 8 të plagosur

Makina del nga rruga në Gramsh, 8 të plagosur GazetaExpress

Një aksident me të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Bërsnik  i Sipërm, ku mjeti  autoveturë tip Fuoristradë  e drejtuar nga K.D., 30 vjeç banues në fshatin  Posnovisht  ka dalë nga  rruga.

Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Gjithashtu, policia bën me dije se janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin  e  Gramshit pasagjerët: N.H., 55 vjeç,  M.A., 25 vjeç,  K.F., 9 vjeçe,  E.V., 8 vjeçe,  A.Sh., 8 vjeçe,  L.V., 10 vjeç  dhe H.V., 9 vjeçe.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/Gazetaexpress/

    Data: 17 Nentor 2017 16:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera