Kthehu lart

Fuga: Pushteti i Ramës, aq i madhsa s'bën më politikë,Basha i dobët

Fuga: Pushteti i Ramës, aq i madhsa s'bën më politikë,Basha i dobët GazetaExpress

Akademiku Artan Fuga i ftuar në emisionin Repolitix të Denis Mingës në Report Tv për librin e botuar, por edhe aktualitetin politik, deklaroi se pushteti i Ramës është aq i madh sa nuk bën më politikë, pasi Basha është shumë i dobët.

Për Fugën, Rama vijon fitoren që arriti me marrëveshjen e 17 Majit, ndërsa kjo fitore sipas tij, përfundoi politikën në Shqipëri."Nuk e di nëse vijon marrëveshja. Unë nuk jam përfshirë në atë, deri në atë kohë kam mbështetur Bashën. Kam thënë nuk mbështes më tepër se Republika e Re. Në momentin e marrëveshjes nxora dy përfundime. Rama e mundi politikisht Bashën dhe fitoi mbi të gjithë të tjerët, kjo fitore vazhdon, ai është fitimtari.

Ajo marrëveshje është akti i golit, gjuhet penalltia bëhet goli. Për mua ndeshja përfundoi aty, nuk prita zgjedhjet, mbaruan zgjedhjet. Rama doli fitimtar. Jemi akoma në pushim e ndeshjes, nuk ka pjesë tjetër.

Këto debatet në parlamenti i shoh si ato ndeshjet e basketbollit amerikan ku dalin kërcimtaret në pushimin mes pjesëve. Politikisht di që është bosh, vazhdon fitorja e Ramës mbi Bashën, por kjo fitore e përfundoi politikën në Shqipëri.
Nuk ka më sepse pushteti i Ramës është aq i madh, dominon të gjithë pushtetet e tjera, saqë ai nuk bën politikë më, se nuk si të bësh politikë kur nuk ke kundërshtarë dhe kundërshtari është aq i dobët sa nuk është në gjendje veç fjalëve të bëjë politikë, nuk bën asgjë” deklaroi ai. 

Libri i ri i Artan Fugës/  "Pse 'Murgu' s'mori vëmendje nga mediat"Ka ngjallur mjaft polemika fakti që Akademikut Artan Fuga, i cili mori dy çmime në ndarjen e çmimeve “Kult”,  “Shkrimtari më i mirë i vitit 2017” dhe ““Murgu” libri më i mirë artistik i vitit 2017”, nuk iu kushtua vëmendje nga shumë media. Fuga vetë, nëpërmjet një postimi në facebook, i quajti ata “budallenj të censurë”, ndërsa sot, i ftuar në studion e “Repolitix”, ka folur më gjerë rreth kësaj çështje, por jo vetëm. 

Duke mos e cilësuar si “censurë”, sipas Fugës shqetësues nuk është fakti se nuk iu kështua vëmendje librit të tij, por, thekson ai, kjo solli në vëmendje një problematikë në  mediat shqiptare.Sipas akademikut, shqetësues është fakti se “kur del një lajm ai shkon nga gazetari në gazetarë i paverifikuar”.

“Nuk ka pasur absolutisht asgjë. Nuk më intereson se kush i dhënë vëmendje librit “Murgu”. Ai ka bërë udhëtimin  e tij, ka shumë lexues dhe në panair u shit si të ishte botuar dje. Problemi është se pashë se si funksionon media me lajmin.Pardje në mbrëmje shikoj që qarkullon lista e krijuesve që morën çmime, kishte këngëtarë i vitit, balerin etj... mungonin dy: shkrimtari i vitit dhe botuesi i vitit, Shkoj nga media në media dhe shoh që është në të gjitha anët i ndërprerë.Kuptoj që tek burimi ka një mangësi dhe konstatoj që nga media në media, gazetarët marrin informacionin dhe nuk bëjnë verifikimin e lajmit. Këtu filloi shqetësimi im. Këtu ngrita shqetësimin tim. Shtova dozën e tonalitetit të shprehjes, thash që ka një censurim të këtij lajmi pa vënë dorë. E rëndësishme, është që doli se mediat qarkullojnë lajmin dorë më dorë pa verifikuar.”, është shprehur Fuga.
I pyetur nëse sot është apo jo i papëlqyer nga të dy krahet politike, pra nga e djathta dhe e majta, Akademiku Fuga ka pranuar se ka “disa shqetësime me të majtë”.

“Aktualisht nga e majta nuk jam i pëlqyeshëm, e djathta nuk ka asgjë me mua, ndoshta as të tjerët nuk kanë, por me të majtën kam disa shqetësime. Më kanë atakuar edhe nga tribuna e parlamentit.”, tha Fuga.munikimin e drejtëpërdretë, por sjellë dy pasojë, media për herë të parë ndodhet ku media e sheh veten jashtë kësaj. Ne si departament i shkencave, kemi të paktën dhjetë vjet që i bie kësaj zileje. Ka një shmangie të medias.Pasoja e dytë bie mbi qytetarin.  Pra mund të themi se duke komunikuar përballë njerëzve, mendojën se e rrisin informacionin, por kjo nuk po ndodh. Këtu përjashtohet media dhe gazetari. Nga njëra anë media fundoset. Kemi njeriu me të keqinformuar ne historinë e njerëzimit.Medias klasike po ju ndodhin dy gjëra, po ju ikin reklamat dhe shikuesit. Kjo është një gjë e rëndë.

Duke përdorur termin kazan, çfarë mund të bëjë një qeveri për të shëndoshur median?

Kuadri ligjor është i shekullit të kaluar. Duhet të diversifikojë dhe të ketë një ide të përparuar të menaxhimit të medias. E treta është se media nuk mund të funksionojë Big Date, bazën e të dhënave, Një gazetari investigative kërkon padiskutim. Pra cfarë dua dua të lkërkojë me një klik.  Ne kemi një shqipëri të padixhitalizua, kemi një Shqiperi të pishës dhe kandilit.

Kush po e pengon?

Politika, sepse nëse dixhitalizohen zgjedhjet ska polemikë jo i vodha un, jo i vodhe ti. Më gjej pika shitje që ti sot mund të shkosh dhe paguan me kartë. Fatura është një fakt i Gutenbergut keq më vjen e pengojnë arsimtarët, pedagogu duhet të heq monopolin. Pa një shqipëri të dixhitalizuar nuk do të kemi media. Nuk kemi media lokale që janë të orientuara drejt nje .



    Data: 17 Nentor 2017 23:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera