Kthehu lart

Kush është gruaja që solli shembullin e veçantë në situatën e vështirë nga zjarret

Kush është gruaja që solli shembullin e veçantë në situatën e vështirë nga zjarret GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 18:58

Një foto e një gruaje me shami të bardhë në kokë, teksa shuan flakët e zjarrit që kanë mbërritur pranë banesës së saj, ka bërë xhiron e rrjetit.

Zonja në fjalë, quhet File Murre, dhe është nga Tale e Lezhës. Zjarri ka rënë në shkurret e kanalit pranë shtëpisë së saj.

Filja ka marrë kovën ka nisur ta mbushë me ujë dhe ka kontribuuar sadopak në shuarjen e flakëve. 

Më tej kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse. Por detyra qytetare e kësaj gruaje lezhjane, do të thotë shumë. 

/Gazeta Express/

    Data: 13 Gusht 2017 18:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera