Kthehu lart

Fleckenstein: Vetting-u një lojë e vështirë, do ketë pengesa kohë pas kohe

Fleckenstein: Vetting-u një lojë e vështirë, do ketë pengesa kohë pas kohe GazetaExpress

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, e cilëson Vettingun “një lojë të vështirë” gjatë së cilës gjithnjë do ketë përpjekje për ta penguar.

Në një intervistë për “Klan Plus”, eurodeputeti ka një kërkesë për Tiranën: Ndalni azilkërkuesit.

“Askush, në të vërtetë askush, nuk beson se Reforma në Drejtësi dhe Vettingu do të jenë një lojë e lehtë. Do të shfaqen sërish pengesa kohe pas kohe, por duhet të gjejmë zgjidhje ndaj problemeve të mundshme. 

Për mua është e qartë si kristali së Shqipëria po i plotëson detyrimet për hapjen e negociatave dhe jam i sigurtë që ato do të hapen këtë vit”.

Lojë të vështirë për t’u luajtur nga aktorët politikë në Shqipëri e konsideron raporteri Knut Fleckenstein nisjen e procesit që mund të dërgojë pas hekurave politikanë dhe gjyqtarë të korruptuar.

Fleckentein e konsideron shqetësues faktin qe ende ka azilkërkues nga Shqipëria edhe pse numrat kanë rënë ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar.

“Autoritetet duhet të gjejnë mënyrën për reduktimin e kërkesave për azil drejt shteteve anëtare të BE-së. Ju mund t’u kërkoni të rinjve që të mos largohen nga vendi vetëm atëherë kur t’u jenë krijuar aty mundësitë reale për punësim ndaj qeveria dhe parlamenti duhet të punojnë edhe në këtë drejtim”.

    Data: 19 Janar 2018 23:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera