Kthehu lart

Fjalët rrëqethëse për vëllain e vrarë: Çfarë do i bëj atyre që më morën shpirtin!

Fjalët rrëqethëse për vëllain e vrarë: Çfarë do i bëj atyre që më morën shpirtin! Zamir Latifi GazetaExpress

Dy të rinj humbën jetën në një atentat të përgjakshëm në mes të qytetit të Lushnjes, duke lënë një dhimbje të papërshkrueshme tek familjarët e tyre.

Jurgen Hoxha 22 dhe Zamir Latifi 23 vjeç u qëlluan me breshëri kallashnikovi teksa ishin të ulur në një lokal në lagjen “Lodni Dhamo”, pranë komisariatit të qytetit. Grupi i miqve të tjerë ja dolën të shpëtojnë ku vetëm njëri prej tyre mbeti i plagosur, por plumbat nuk kursyen jetën e Jurgenit dhe Zamirit.

Policia ka identifikuar autorët dhe i ka shpallur në kërkim ata, ndërsa janë duke vijuar hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, në të cilën thuhet se shënjestër nuk ishin viktimat, por një person tjetër i ulur me ta, Sajmo Xhelili, të cilit i ishte bërë atentat edhe një vit më parë. Po ashtu në këtë ngjarje është përfolur edhe Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreut të bandës së Lushnjes që tashmë ndodhet në burg. Xhulio thuhet se ka qenë në tavolinë me grupin e të rinjve disa minuta para atentatit kur i është dashur të largohet. I shoqëruar për ngjarjen në polici, Shkurti tha se në momentin e masakrës ndodhej tek berberi.

Në rrjetet sociale, dy të rinjtë që humbën jetën, i plagosuri Marjus Xhepexhiu dhe Sajmo Xhelili, ndajnë foto me njëri-tjetrin ku shihet se kanë miqësi të vjetër mes tyre, dhe me Xhulio Shkurtin.

Por ndërsa hetimet vijojnë dhe autorët e dyshuar Leart Haxhiu dhe Orges Bilbili po kërkohen, fjalë mjaft prekëse shkruhen nga vëllai i Zamir Latifit, Mario.

Shpirti im im sa kemi qesh para 3 ditësh dhe më the kështu dua të shoh gjithmonë të qeshësh. Po sot mi mbushe sytë me lot dhe kjo zemra ime nuk duron dot. Ti ishe dhe je jeta ime, shpirti i vëllait të dua më shumë se gjithçka. Këtë këngë e dëgjonim bashkë dhe do të vazhdojmë ta dëgjojmë bashkë. Vëllai im”. Këto fjalë shkruan djali që në Facebook ka një profil me emrin Mario Corona, dhe që bashkangjitur fjalëve mjaft prekëse ka vendosur këngën e tyre të preferuar, Shkumbin Ismaili: Ti largohesh..."

Në një koment Mario lexohet të shkruaj: “O do më vrasin dhe mua, o do ti vras unë ata që më vranë shpirtin tim".

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, ku autorët hapën zjarr me breshëri kallashnikovi nga një makinë në ecje, duke qëlluar nga tri armë të ndryshme drejt lokalit në lagjen “Loni Dhamo” ku ndodheshin një grup të rinj, miq me njëri-tjetrin. /Gazeta Express


    Data: 13 Tetor 2017 09:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera