Kthehu lart

Faji gjithmonë jetim në Tiranë?! Qytetari: Të shkoj unë atje? Ça taksirati kam unë?

Faji gjithmonë jetim në Tiranë?! Qytetari: Të shkoj unë atje? Ça taksirati kam unë? GazetaExpress

Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi një vëzhgim në disa zona periferike dhe rrugë nacionale, ku autobusë dhe furgonë ndalojnë vend e pa vend për pasagjerë, duke u kthyer në rrezik publik.

Por situata nuk ka ndryshuar te rrethrrotullimi i Saukut apo pranë qendrës tregtare TEG. Ndërsa pranë sanatoriumit, bashkia ka vendosur kangjella për të bërë të pamundur ndalimin e këtyre automjeteve.

Gazetarja e emisionit “Stop” komunikoi me disa qytetarë në lidhje me ndalesat e rrezikshme të autobusëve dhe fugonave në rrethrrotullimin e qendrës tregtare TEG, për të parë ndërgjegjësimin e tyre, por ishte e kotë.


Qytetari 1 – Na bie larg që andej, na bie shumë keq.

Qytetarja 2 – Jemi sefte, nuk ja dimë… është hera e parë dhe do bëjmë kthesë.

Qytetari 3 – Ta zgjidhë bashkia. Të shkoj unë deri atje? Ça taksirati kam unë? Unë nuk jam pengesë, nuk jam shkaktari i kësaj pune.

Qytetari 4 – Këtu ka hapësirë për momentin.

Një ndër autobusët që ndalonte në rrethrrotullimin e qendrës tregtare, pasi pa prezencën e emisionit “Stop” nuk ndaloi, por vijoi rrugën, duke lënë në këtë mënyrë një pasagjer të frustruar në rrugë.

Shoferi i një autobusi tjetër që ndaloi u shpreh: “Po ça të bëj? Nga halli e kam”.  Ndërsa një tjetër, i pyetur nga gazetarja nëse e di që nuk lejohet ndalesa aty, thotë: “E ça pastaj”.

Gjithashtu në rrethrrotullimin e Saukut autobusët vijojnë të ndalojnë vend e pa vend, por kur shikojnë emisionin “Stop” që po i vrojton, atëherë vijojnë rrugën.

Por për rrethrrotullimin e sanatoriumit, Bashkia Tiranë ka reaguar, duke vendosur kangjella në mënyrë që të pengojë ndalesat e këtyre automjeteve të shërbimit publik. / tvklan

    Data: 13 Mars 2018 21:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera