Kthehu lart

Ekzekutimi mafioz në Lushnje, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Masakra sapo ka filluar!

Ekzekutimi mafioz në Lushnje, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Masakra sapo ka filluar! GazetaExpress

Dita e djeshme do të mbahet mend gjatë në qytetin e Lushnjes, ku u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi dy të rinj të lidhur me familjen e kapobandës Aldo Bare, por mesa duket kjo çështje nuk do të mbarojë me kaq.

Gazetari i njohur Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Opinion, ka dhënë një paralajmërim të fortë, duke deklaruar se masakra sapo ka filluar. Sipas gazetarit investigativ, Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha nuk ishin objektivat e vërtetë të vrasjes.

Për fat të keq është vetëm fillimi i një masakre. Në Lushnjë sapo kanë filluar. Autorët e kësaj ngjarje nuk kanë pasur asnjë qëlluar objektiv të rëndësishëm. Si ka mundësi që Orges Bilbili është dënuar me 11 vjet burg dhe ishte i lirë?

Laert Haxhiu është kapur para dy vitesh duke trafikuar një sasi heroine. Kur e kapi policia tha që isha sepse mendova se ishin ata të Aldo Bares dhe ika.

Janë gjetur tre kallashnikov në makinë. Kemi tre autorë me kallashnikov. Ky është vetëm fillimi i një masakre të vërtetë që sapo nis në Lushnje. Unë po mendohem që të bëj apel” –tha gazetari./Gazeta Express

    Data: 12 Tetor 2017 23:15
    Autori: GazetaExpress
    • Familja nga Kukësi që jeton në… bunker

      Familja nga Kukësi që jeton në… bunker 0

    Të tjera