Kthehu lart

"Edi Rama ka një vëlla rus"

"Edi Rama ka një vëlla rus" GazetaExpress

Artur Çani ka bërë një deklaratë të panjohur më parë sipas të cilit, Edi Rama ka një vëlla nga Rusia.

Sipas tij, babai i Ramës, Kristaq Rama ka deklaruar se ka qenë i martuar me një grua ruse. 

"Për të gjetur se kush është më afër rusëve nuk duhet të nisemi nga faktorë të jashtëm. Nëse shohim se u paguan 80 e ca mi dollarë për të dalë në foto me Obamën si çift gay dhe Basha paguan 500 e ca mijë dollarë për të dalë në foto me Trump, diferenca është tek shuma e parave.

Të thuash që Basha do të destabilizojë Shqipërinë. 

Unë mendoj se Shqipërinë shumë më tepër e destabilizon kokaina, marijuana.
Nuk mund të them që Rama meqë ka një vëlla rus është më afër rusëve se Basha. Kristaq Rama ka një fëmijë në Rusi.

Nëse dokumentet e Partisë së Punës quhen reale merrni dhe lexonin deklaratën e Kristaq Ramës që ka deklaruar se ka qenë i martuar me një ruse dhe ka pasur një djalë.

Por kjo nuk do të thotë se Rama ka lidhje me rusët", tha Çani në "360 gradë".

    Data: 13 Mars 2018 22:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera