Kthehu lart

Edhe me PS-në edhe me PD-në, krimineli më i famshëm që tronditi politikën

Edhe me PS-në edhe me PD-në, krimineli më i famshëm që tronditi politikën GazetaExpress

Durim Keçi, emri i të cilit ka dy ditë që lakohet për lidhje me të majtën, duket se ka qenë aktiv edhe në kampin opozitar.

Dje kreu i opozitës Lulzim Basha e denoncoi personin në fjalë si të lidhur politikisht me Partinë Socialiste madje dispononte edhe fotot të tij me eksponentë të së majtës duke dhënë kontribute ne zyrat e partisë për zgjedhjet e 2013-ës, kur koordinator për çështjet zgjedhore në qarkun e Durrësit ishte Blendi Klosi, me të cilin kishte edhe një foto.

Por sot nga foltorja e Kuvendit nuk vonoi edhe përgjigje e kryeministrit Edi Rama, i cili nxori të njëjtin person që ishte fotografuar nga çadra e PD-së që qëndroi për disa muaj e ngritur përballë Kryeministrisë. Është po Durim Keçi me miqtë e tij që kanë shkrepur këtë foto në ambientet e çadrës, foto e cila sipas Ramës nxjerr blof Bashën, pasi peroni në fjalë i cili ka qenë i shpallur në kërkim nga Interpol dhe i arrestuar pak ditë më parë nga policia ka patur lidhje edhe me të djathtët.


Pas kësaj fotoje kreu i PD-së, Basha ende nuk ka dhënë një reagim.

Arrestimi i Durim Keçit

Durim Keçi është arrestuar në Durrës pak ditë më parë, pasi rezultonte se drejtësia italiane ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike, shkatërrim prone dhe armëmbajtje pa leje. Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, pasi rezulton në kërkim nga drejtësia italiane, i cili ka për të dhënë llogari për veprat e tij para organeve të drejtësisë italiane.

Durim Keçi 42 vjeç, lindur në Shijak dhe banues në Durrës, është dënuar nga Gjykata e Genovas me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale, ”Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”, ” Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike“, ” Krime me armë kundër personit”, ” Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe” Shfrytëzim prostitucioni”. /Gazeta Express/

    Data: 13 Tetor 2017 12:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera