Kthehu lart

Edhe artistët degjenerojnë! Aktori Kame- Ema Andreas: Fole ti, ish k**va e Edi Ramës....

Edhe artistët degjenerojnë! Aktori Kame- Ema Andreas: Fole ti, ish k**va e Edi Ramës.... GazetaExpress

Debati për Teatrin Kombëtar dhe Ligji për Artin e Kulturës ka ngritur në këmbë të gjithë artistët, por mesa duket nga “gjaku i nxehtë” dhe çështjet e ndjeshme që diskutohen, ka patur edhe shpërthime e të shara mes aktorëve.

Aktorja Ema Andrea ka mbështetur regjisorin Altin Basha, i cili mbrëmjen e djeshme ka patur një debat me kolegun Gëzim Kame, duke e etiketuar atë si një provokator (në momentet kur po debatohej përballë me Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro).

Por duket se aprovimi që Ema Andrea i ka bërë fjalëve të Altin Bashës, nuk i ka pëlqyer aspak djalit të Gëzim Kames, aktorit Genti Kame.

Genti Kame ka përdorur fjalë shumë të rënda kundër Ema Andreas, duke e quajtur si ish “Ku**ën e Kryeministrit Edi Rama, në kohën kur ky i fundit ka qenë Ministër i Kulturës.

Për më tepër ndiqni më poshtë fotot, nuk kanë nevojë për koment:

Gazeta Express

    Data: 14 Shkurt 2018 18:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera